Lajmet e fundit
Tekniku portugez mund të ketë një tjetër përplasje me drejtorët e skuadrës për çështjen e transferimeve, që mund të çojë në largim të tij nga Old Trafford

Jose Mourinho pritet të përballet me bordin e drejtorëve të Manchester United për çështjen e transferimeve, duke hapur mundësinë për kalim tek Paris Saint-Germain.
Raportet thonë se portugezi do më shumë para në mënyrë që të blejë lojtarë dhe të jetë konkurrues me skuadrat tjera, veçanërisht me rivalin lokal, Manchester City.
Dhe Djajtë e Kuq, që u eliminuan nga Sevilla në Ligën e Kampionëve, kanë harxhuar mbi 300 milionë funte në dy vjetët e fundit, mund të mos jenë gati të ofrojnë më para.