Lajmet e fundit
Francezi ka punuar me të dy menaxherët gjatë kohës së tij tek Chelsea dhe Arsenal, por e vlerëson portugezin si më kërkues

William Gallas ka thënë se i ka pëlqyer më shumë ta ketë shef Jose Mourinho sesa Arsene Ëenger, pasi strategu luzitan është më kërkues.
Ish përfaqësuesi i Francës ka luajtur nën urdhrat e dy trajnerëve të shkëlqyeshëm gjatë kohës së tij në fushat e blerta.
Gallas, megjithatë, e vlerëson Mourinho më shumë, ani pse të dy kanë mentalitet fituesi.
"Të dy duan të fitojnë tituj, por Mourinho të tregon cka duhet të bësh përditë".
"Ëenger nga ana tjetër është më ndryshe. Duhet të jesh më i përgjegjshëm për vete, kur luan nën urdhrat e tij".
"Për mua ishte më mirë të luaj nën urdhrat e një menaxheri që qëndron gjithmonë afër".