Përkundër rivaliteti të madh, trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka thënë se ndjenë “simpati”, për Arsene Wenger, dhe shpreson shumë se ai do të vazhdojë të jetë trajner i Arsenalit dhe nuk do të shkarkohet nga ai post.
“Kam simpati edhe për të gjithë menaxherët e tjerë, sepse të gjithë e jetojmë të njëjtën dhimbje”, ka thënë Mourinho, njofton Klan Kosova.
“Futbolli ka ndryshuar. Tani është një lojë që e bën të pamundur për trajnerët të qëndrojnë gjatë në një skuadër”.
“Tani në futboll nëse s’keni sukses duhet të largoheni – prandaj po, ndjehem keq për trajnerët e tjerë. Kur jeni në një klub për 20 vjet është e pamundur të keni sukses çdo vit, edhe Sir Alex do t’ua thoshte këtë”.
“Shpresoj se Wenger do ta mbajë vendin e tij të punës në Arsenal, vërtetë shpresoj kështu. Shpresoj se klubi do t’i besojë. Mendoj se Arsene është ndoshta trajneri i fundit që ka mbetur i cili i sjell klubit stabilitet për një kohë aq të gjatë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.