Lajmet e fundit

Trajneri portugezi, Jose Mourinho arrin që të merr gjithmonë vëmendjen e mediave sa hërë që ai bën ndonjë deklaratë.
Mourinho duket se kishte telashe me mjeken e skuadrës së Chelsea-t, Eva Carniero gjatë javës së parë të Premier Ligës kur Chelsea barazoi Sëansean 2 me 2.
Carniero dhe stafi i saj ishin thirrur në fushë pas dëmtimit të Eden Hazard derisa skuadra ishte me vetëm 10 lojtarë në fushë.
Stafi mjekësor u vonua me vendimin nëse Hazard mund të luante ose më tej në fushtë andaj kundër Sëansea-s, Chelsea mbeti me vetëm 9 lojtarë, transmeton Klan Kosova.
Mourinho u nervozua nga ky fakt duke e akuzuar mjeken Carniero si naïve deri gjithçka u inçizua nga mediat.
Për këtë trajneri portugez u pyet edhe nga mediat dhe ai deklaroi se çdokush që është në stolin e një ekipi të futbollit pavarësisht a është mjek, sekretar apo ndonjë pozitë tjetër duhet të kuptojë nga ky sport.
Mjekja Carneiro e cila është në këtë pozitë që nga viti 2009 është mbështetur nga publiku duke kritikuar ashpër trajnerin për fyerjen ndaj saj.