Lajmet e fundit

Ish trajneri i Interit kishte bërë një gjest interesant para Juventusit në turmën në Old Trafford, por pasi përfundoi ndeshja në Torino ku mbajti dorën në vesh kinse nuk po i dëgjoi atë.
“U fyeva për 90 minuta. Erdha këtu, bëra punën time, asgjë tjetër”, tha trajneri për Sky Sport italia.
“Nuk e fyeva askënd deri në fund, bëra vetëm një gjest që dëshiroja të dëgjoja më shumë brohoritma. Nuk është dashur ta bëj, me kokë të ftohtë nuk është dashur ta bëj, por pasi fyen familjen time, përfshirë edhe familjen e Interit, reagova kështu”.
“Ne luajtëm një ndeshje fantastike, në top nivelin tonë, përderisa nuk ka më mirë. Erdhëm këtu, luajtëm si skuadër kundër një skuadre me një nivel dhe potencial tërësisht ndryshe”.