Lajmet e fundit

Agjenti i lirë, Jose Mourinho pas shkarkimit nga Chelsea, ka shprehur interesimin tij për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Anglisë, pasi nga aty të largohet Roy Hodgson.
Pas një fillimi të tmerrshëm me Chelsean këtë sezonë portugezi u shkarkua nga pozita e trajnerit të The Blues, ndërsa menjëherë pas kësaj u tha se ai mund të rikthehet në Real Madrid a po të kalojë në Manchester United.
Por duket se Mou do të qëndrojë në ishull për të marrë drejtimin e Kombëtares së Anglisë dhe për t’i prirë asaj drejt trofeve pasi ka kohë të gjatë që nuk ka fituar ndonjë të tillë, transmeton Klan Kosova.