Lajmet e fundit

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, është i vendosur që ta mposhtë trajnerin e Manchester City-t, Pep Guardiolën, për nënshkrimin me yllin e Real Madridit, Iscon, sipas Don Blaon.
Të dyja klubet po e kërkojnë organizatorin, e ardhmja e të cilit te Real Madridi është në mëdyshje, teksa Zinedine Zidane e ka lënë herë si startues, e herë si rezervist.
Statusi i tij te mbretërit varet nëse Zidane mbetet trajner i kampionit të botës, pasi që largimi i tij mund ta mbajë Iscon në Santiago Bernabeu.