Lajmet e fundit
Tekniku portugez raportohet se është i interesuar ta transferojë mesfushorin francez, megjithëse për momentin është pa skuadër, ndërsa edhe në kohët e fundit ka luajtur në nivele jo të larta

Manchester United ka bërë një lëvizje befasuese për të transferuar ish-mesfushorin e Chelsea dhe Arsenal, Lassana Diarra.
32- vjeçari, i cili luajti për katër vjet në Angli, përpara se t’i bashkohej Real Madridi. aktualisht është pa një skuadër.
Sipas Le Parisien, Jose Mourinho dëshiron që të firmosë me ish-lojtarin e tij, të cilin e ka drejtuar te kampionët aktualë të Spanjës dhe të Anglisë.
Diarra u përfol se ndodhej në Angli javën e shkuar, por aktualisht gjendet në Paris, në pritje të zbulimit të klubit të tij të ri.