Lajmet e fundit

Manchester United, ka njoftuar se Mason Mount është rikthyer në stërvitje me ekipin.
United publikoi në rrjetet sociale një fotografi të 25-vjeçarit duke u buzëqeshur, transmeton Klankosova.tv.
Ai ka luajtur vetëm shtatë herë nga fillimi për Djajtë e Kuq, që nga kalimi i tij nga Chelsea, në një marrëveshje mbi 60 milionë euro.
Mesfushori anglez nuk është paraqitur për United që në fitoren e tyre 1-0 në shtëpi ndaj Lutonit në nëntor.
Ai ka bërë gjithsej 12 paraqitje për klubin në të gjitha garat, duke kontribuar me vetëm një asistim dhe pa gjetur golin akoma. /Klankosova.tv.