Lajmet e fundit
Strategu portugez ka sqaruar arsyet e zëvendësimit të belgut në përballjen me Maccabin.

Jose Mourinho ka thënë se Eden Hazard u nxor nga loja në fitoren 4-0 të Bluve ndaj Maccabit, pasi një tjetër lojtar i madh ishte rezervist.
Zëvendësimi i belgut u përfol shumë në media, duke u ndërlidhur me raportet jo të mira me strategun portugez.
“Pedro ishte në bankë”.
“Nëse nuk do të ishte Pedro rezervist, Hazard nuk do të zëvendësohej”.
“Por ai luajti gjithë ndeshjen ndaj Norwichit dhe shumicën e ndeshjes ndaj Maccabit. Pedro ishte i freskët, ndaj e inkuadrova”.