Lajmet e fundit

Jose Mourinho ka uruar dhe në të njejtën kohë ka ngacmuar Arsnealin pasi që humbi 2:0 nga ky klub në Emirates Stadium.
Në 12 ndeshjet mes Mourinhos dhe Wenger, portugezi ka fituar pesë herë dhe ka barazuar shtatë herë në një rivalitet prej 13 vjetësh.
Por ishte goli i Xhakës që ia siguroi fitoren e parë Wengerit kundër Mourinhos në ligë, dhe që i dha fund ecurisë prej 25 ndeshjes pa humbje të Manchester United.
“Ata luajnë, ata fitojnë, dhe më në fund unë e lë këtë stadium duke lënë fansat e Arsenalit të lumtur”, tha Mourinho për Sky Sports.
“Është hera e parë që i kam parë ata duke buzëqeshur, që i kam parë ata duke u kënaqur. E meritojnë sepse janë një klub i mrekullueshëm me fansa të mrekullueshëm që po ashtu meritojnë gëzim”, përfundoi portugezi.