Lajmet e fundit
“I veçanti” ka shprehur lumturinë e tij pasi Blutë iu rikthyen fitoreve në një moment shumë kritik.

Jose Mourinho ka filluar që të shohë qiell të kaltër përsëri.
Kjo pasi Chelsea mposhti Arsenalin, në Stamford Bridge, me rezultat 2-0.
Por, portugezi nuk u mjaftua me fitore pasi ngacmoi kundërshtarët duke e cilësuar Diego Costan, që ishte shkaktar i kartonit të parë të kuq të Arsenalit si lojtarin e ndeshjes.
“S’mund t’u them gjë për kartonin e kuq”.
“Por, lojtar i ndeshjes ishte padyshim Diego Costa, pasi ai hapi gjithçka”.
“Ne kishim nevojë të fitonim ndeshje dhe këtë e bëmë në dy ditë duke kontrolluar lojën”.