Lajmet e fundit

Jose Mohurinho ka deklaruar se e dëshiron Arsenalin jashtë rrethit tjetër të Champions League, për me tepër ka shtuar se ata janë i vetmi klub anglez që nuk i dëshiron t’i shoh më tutje në këtë garë.
Gunners aktualisht janë në vendin e tretë në Grupin F, ndërsa ende kanë gjasë për tu kualifikuar, nëse në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve arrijnë që ta mposhtin Olympiakosin me dy ose më shumë gola epërsi.
Por portugezi e ka shpjeguar dashakeqësinë me faktin se trajneri i skuadrës greke është mik i tij dhe se para Arsenalit e do kalimin e tyre në 1/16 e Champions League, transmeton Klan Kosova.