Lajmet e fundit

Motrat, Kendall dhe Kylie Jenner janë fytyrat e fushatës së fundit të markës së rrobave “Balmain”.
Motrat Jenner duken fantastike dhe të veshura me shumë stil derisa ishin pothuajse identike derisa pozonin për Oliver Roustein.
Ato morën pjesë në këtë fushatë për të festuar dashurinë e veçantë dhe pa kushte të motrave.
“Ato përfaqësojnë shpirtin e freskët, të ndryshëm dhe të hapur të gjeneratës së re të modës” është shprehur drejtori artistik I fushatës, transmeton Klan Kosova.
“Të shohësh ato teksa punojnë së bashku, më bëri të kuptoja qartë fuqinë, forcën, mbështetjen dhe dashurinë e vërtetë që anëtarët e familjes mund të ndajnë me njëri-tjetrin”.