Anna dhe Harp Abrielle kanë bërë tatuazhe fjalët e fundit të babait të tyre që e humbën nga COVID-19.
Motrat kishin gjetur në dhomën e spitalit një copëz letre ku shkruante se “Ka qenë një jetë e mirë”, në këtë mënyrë ato vendosën ta përkujtojnë me momentet e tij të fundit, shkruan Fox News, përcjell Klankosova.tv.
Babai, Rudolphi, ishte prekur me COVID-19 në vjeshtë kur pandemia ishte në kulmin e saj, ka thënë Harp. Ai vetëm sa kishte marrë vesh se kishte sëmundje të mushkërive pak para se të fillonte pandemia në mars të vitit 2020.
Më poshtë mund shihni videon e publikuar nga motrat.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.