Lajmet e fundit

Kendal Jenner dhe Jordan Clarkson po afrohen edhe më shumë.
Ylli i shfaqjes televizive, Keeping Up ith the Kardashians dhe basketbollisti i Lakers, kanë publikuar në snapchat momente nga koha e tyre bashkë ndërsa burime të afërta të çiftit kanë thënë për revistën amerikane People, se gjërat mes tyre po bëhen shumë serioze.
“Ata nuk duken aq të afërt kur janë në publik, por kur janë vetëm janë shumë më të afeksionuar ndaj njëri tjetrit”, ka thënë ky burim. “Atij me të vërtetë po i pëlqen ajo”.
Për herë të parë çifti është njoftuar gjatë vjeshtës së kaluar dhe për muaj të tërë janë takuar në fshehtësi.