Lajmet e fundit

Motra e madhe e Kate Spade, Reta Saffo, ka folur pas vdekjes tragjike të dizajneres në moshën 55-vjeçare, transmeton Klan Kosova.
Spade u gjet e vdekur në apartamentin e saj në New York, të martën, dhe Saffo nuk duket e befasuar nga lajmi.
“Unë do të them se kjo nuk ishte e papritur nga unë. Unë fluturoja për në Napa dhe New York disa herë në 3-4 vitet e fundit për ta ndihmuar atë për të marrë trajtimin e saj të nevojshëm (shtrimin në spital). Ajo ishte gjithmonë një grua e eksitueshme dhe ia ndjeva gjithë stresin/presionin e markës së saj, depresionin maniak”, tha Saffo.