Lajmet e fundit
Fansat dëshirojnë që Beyonce e Jay Z të qëndrojnë së bashku, pavarësisht thashethemeve që ai e ka tradhtuar. Por tërësisht ndryshe nga fansat mendon motra e këngëtares, Solange Knowles.

Kanë kaluar dy vite që kur Solange Knowles e ka sulmuar fizikisht kunatin e saj, Jay Z, në një ashensor në Met Gala.
Por ajo nuk i ka përmirësuar fare marrëdhëniet me burrin e motrës së saj, e madje ajo mendon që ylli i popit duhet të divrocohet nga ai, transmeton Klan Kosova.
“Çdo kush në familjen e Beyonce dëshiron që ajo dhe burri i saj të mos divorcohen, përveç Solange. Ajo ishte shumë e lumtur kur Beyonce po e bënte hapin e parë për tu ndarë nga Jay Z – pasi që ajo mendon se motra e ssaj meriton një më të mirë se ai”, shkruan sot HollywoodLife.