Motoçikleta kthehet në shtëpi pas 23 vjetësh, dikur i takonte të ndjerit Sylë Rexhaj.
Historia e kësaj motoçiklete na kthen në vitin 1994, atëherë kur atë po e ngiste i ndjeri Sylë Rexhaj.
Dashuria për motoçikleta kishte bërë që ai ta modifikonte në shumë pjesë të saj. Shumë të pasionuar pas motoçikletave i kishin marrë hapat e parë nga Syla.
Në vitin 1999, Syla e kishte shitur motoçikletën për ta blerë një të re. Në vitin 2008, Sylë Rexhaj ndërron jetë, përderisa pas 23 vjetësh, familja e gjen motoçikletën për ta riblerë.
Sot, motoçikleta i kthehet familjes Rexhaj si një kujtim i bukur nga vëllai i ndjerë.
https://www.youtube.com/watch?v=pvBXW3E7_3s
●●●
OSSHKRIMI NGA
Ora Shtatë
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.