20.10.2018 · përditësuar para 2843 dite1 min lexim
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ku temperatura më e lartë do të jetë 18 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihet të shoqërohen me riga të dobëta dhe lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius".
"Shtypja atmosferike do të ketë luhatje por vlerat e saj mbeten mbi normalen. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.