Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me riga shiu të cilat do të përfshijnë gjithë territorin.
Në fushat termike do të ketë ulje të ndjeshme, kryesisht atyre maksimaleve .
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s. /Klankosova.tv