Lajmet e fundit

Sot gjatë ditës pritet të ketë reshje shiu të përcjellura me shkarkime rrufesh, kryesisht gjatë pjesës së dytë të ditës.
Reshjet më intensive parashihen në perëndim dhe veriperëndim të vendit, kurse pjesët tjera do të kenë më pak reshje, sidomos jugu dhe juglindja e vendit, ku mund të ketë vetëm riga të izoluara shiu, derisa një pjesë e madhe e këtij territori nuk do të kenë fare reshje.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-26 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7 m/s në Rrafshin e Kosovës, kurse në pjesën e Rrafshit të Dukagjinit shpejtësia e erës do të arrijë deri 14 m/s.