19.07.2023 · përditësuar para 1110 dite1 min lexim
Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe temperatura të larta.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të arrijnë deri në 37 gradë Celsius.
Ndërsa ato minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, transmeton Klan Kosova.
Ndryshe, sipas IHMK-së, gjatë kësaj jave në shumë vende urbane prezenca e këtyre masave të ajrit do të krijojë mundësi që temperaturat të arrijnë deri 40 gradë Celsius.
“Ky mot me këto temperatura ekstreme të larta është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore. Shkalla e lartë e avullimeve do të krijoj vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartshënuara”, thonë nga IHMK.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.