27.02.2023 · përditësuar para 1252 dite1 min lexim
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së hënë (27/02/2023) do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
Ndërsa, në viset malore pritet të ketë shi me borë, transmeton Klan Kosova.
Sipas IHK-së, gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe jostabil.
“Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit mund të ketë reshje bore edhe në vise të ulëta, por kryesisht gjatë orëve të vona të natës, kur temperaturat zbresin rreth zeros. Gjatë këtyre pesë ditëve parashihet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit, konkretisht në Istog me rrethinë, shpejtësia e erës parashihet të jetë mbi 15m/s.”, ka bërë të ditur IHMK.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.