Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën masat anticiklonike të ajrit, duke kushtëzuar mot relativisht të qetë, me diell dhe vranësira të cilat për sot vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimalet do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.