Lajmet e fundit

Në vendin tonë sot dhe nesër do të mbretërojë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes, transmeton Klan Kosova.