Lajmet e fundit

Në vendin tonë sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, ndërsa dita e shtune parashihet me mot pjesërisht të vranët dhe intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s, transmeton Klan Kosova.