Lajmet e fundit

Në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Vranësirat në orët e hershme të ditës do të shoqërohen me riga të dobëta shiu, kurse në viset malore me lartesi mbidetare mbi 1200 metra priten fjolla të dobëta bore dhe temperatura me vlera negativ.
Instituti Hidrometeorlogjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pasditës priten kthjellime në gjithë terrotorin, por që masat e ajrit nga verilindja nuk do të lejojnë që të kemi ngritje në fushat termike.
"Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksiamlet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s", bën të ditur IHMK, transmeton Klan Kosova.