Lajmet e fundit

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
"Vranësirat vende-vende do ë shoqërohen me riga të izuluara dhe të dobëta shiu. Temperaturat do të jenë në ngritje gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit, minimalet nga 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 23-29 gradë Celsius".
" Shtpja atmosferike është mbi vlerat e normales, por gjatë javës do të pësoj rënie të lehta . Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme por dominues do të mbetet veriperendimi, shpejtësia maksimale e së cilës do të arrijë deri 9m/s", bën të ditur IHMK, transmeton Klan Kosova.