Lajmet e fundit

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Në këto kushte do të mbaj mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell.
Në mëngjes parashihet të ketë ngrica dhe mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.
Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të mundësoj që në disa territore mjegulla të mbetet më shumë orë gjatë ditës, ndërsa, sa i përket cilësisë së ajrit, ajo do të mbetet në vlerat e pashëndetshme, për shkak të prezencës së masave bllokuese anticiklonike, njofton Instituti Hidrometeorologjik përcjellë Klan Kosova.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu dhe verilindja.