Lajmet e fundit

Java e ardhshme do të karakterizohet me mot jo të qëndrueshëm, i përcjellë me riga shiu të intensitetit mesatar dhe vende –vende edhe të intensitetit të lartë.
“Të hënën dhe të martën parashihet mot stabil dhe me intervale të gjata me diell. Nga dita e mërkurë do të ketë ndryshim në parametrat meteorologjik, kështu që si pasojë e prezencës së masave të ajrit me presion të ulët do të ketë kushte të favorshme për krijimin e vranësirave të dendura të cilat parashihen të sjellin reshje dhe rënie të temperaturave maksimale”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Sipas këtij instituti, minimalet e temperaturave do të lëvizin ndërmjet 2-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-8m/s.