Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët.
“Kjo situatë meteorologjike vjen si rezultat i masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi.