Lajmet e fundit

Në Kosovë nesër dhe pasnesër do të mbajë mot me diell dhe i qetë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.
"Indeksi UV mbetet i lartë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes", njofton IHMK, transmeton Klan Kosova.