Lajmet e fundit

Moti nesër në Kosovë do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët, njofton Klan Kosova.
Vranësirat më pjesën veriperëndimore të vendit mund të shoqërohen me fjolla të lehta bore. “Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Instituti Meterologjik i Kosovës.
Masat e ajrit me presion të lartë vazhdojnë të mbeten aktive mbi territorin tonë. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-3m/s.