Lajmet e fundit

Këtë javë temperaturat do të jenë në rritje dhe do të jetë një mot pranveror.
Në ditët e ardhshme, nën kushtet e fushave të presionit të lartë, që do të sjellin kthjellime dhe diell, nuk parashihet qarkullim i mjaftueshëm ajror, derisa vlerat e cilësisë së ajrit kryesisht do të luhaten rreth vlerave normale, mirëpo kohëpaskohe orëve të mbrëmjes mund të rriten edhe në të pashëndetshme.
Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje të ndjeshme mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -4C deri në 0C, e ato maksimale nga 8C deri 13C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu 1-5m/s.
Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale dhe do të mbetet e lartë.