Lajmet e fundit

Në 24 orët e fundit ka pasur 12 vatra zjarri në mbarë Shqipërinë në qarqet e Shkodrës, Beratit, Vlorës, Korçës, Tiranës, Dibrës, Durrësit, Fierit dhe Gjirokastrës.
Emergjencat civile bëjnë të ditur se situata është në kontroll dhe vatrat janë shuar nga zjarrfikëset, megjithatë situata vijon të jetë në monitorim.
Në operacionet e EC-së janë angazhuar 95 forca zjarrfikëse me 19 automjete, 30 efektivë të ushtrisë dhe 20 forca vullnetare. Në ndihmë kanë mbërritur dhe banorët e zonave, transmeton Klan Kosova.