Lajmet e fundit

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave me presion labil atmosferik.
Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.
Tri ditët e para të javës parashihen të kenë më pak reshje edhe atë nëpër territore të kufizuara.
Por më pas pritet që mbi vendin tonë të depërtojë një front vranësirash të dendura dhe jo stabile që me vete do të bartin sasi më të konsiderueshme të reshjeve të shoqëruara edhe me shkarkime rrufesh.
Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.