Anija e parë e ngarkuar me grurë në Ukrainë që prej nisjes së pushtimit nga Rusia është vonuar për shkak të motit të ligë.
Sipas Qendrës së Përbashkët të Koordinimit në Stamboll, MV Razoni, ka lëvizur më ngadalë dhe tani pritet që të mbërrijë në Stamboll gjatë mbrëmjes të së martës, ose mëngjesit të së mërkurës, raporton CNN, transmeton KlanKosova.tv.
Tash për tash nuk ka plan për ndonjë dalje të ndonjë anijeje tjetër me drithë nga Ukraina.
MV Razoni është larguar nga Deti i Zi - nga porti i Odesas ditën e nën, sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.