Lajmet e fundit

Moti i ligë përfshiu Kosovën në dy ditët e fundit.
Nga stuhia e fuqishme u regjistruan dëme të mëdha në bujqësi, transmeton klankosova.tv.
Bujqit në komunën e Vitisë raportuan se pësuan dëme të mëdha materiale, të cilat thanë se i futën në minus.
Nga Komuna e Vitisë bënë me dije se për këtë punë kanë funksionalizuar komisionin për vlerësimin e dëmeve, dhe se presin që bujqit e dëmtuar t’i paraqesin dokumentacionet e nevojshme.