Lajmet e fundit

Motër e vëlla u takuan pas katër dekadash.
Ata as nuk e dinin për ekzistencën e njëri-tjetrit, deri pak kohë më parë, transmeton Klan Kosova.
Maggie Lyng dhe Paul Little, ishin takuar për herën e parë në vitin 2013, dhe një ëndërr tjetër u bë realitet pasi që ata kohën e fundit kanë takuar nënën e tyre biologjike.
Përderisa Maggie, që është rritur në Trim, Co Meath, gjithmonë e ka ditur që është e adoptuar, Paul që jetonte në Ashtown, nuk e kishte iden që prindërit që e kanë rritur nuk janë prindërit biologjik, deri në moshën 27 vjeçare.
Paul ishte duke e kërkuar për çertifikatën e parë të lindjes, kur e kuptoi që në fakt jeta e tij nuk kishte qenë ashtu siç i kishin thënë.
Ai kuptoi që në të vërtetë në spitalin ku kishte menduar që nëna e tij kishte lindur, nuk kishte asnjë regjistrim me datën e lindjes së tij.
“E pyeta nënën nëse isha i adoptuar? Një qetësi e kaploi atë, dhe në atë moment e kuptova që jam i adoptuar”, është shprehur Paul.
Kurse prindërit e adoptuar të Maggie, gjithmonë ishin të sinqertë me të, dhe kur ajo i kishte mbushur 18 vjet, dëshironte t'i gjente rrënjët e saj.
Ishte vetëm viti 2012 kur ajo e kuptoi që nëna e saj biologjike ishte gjallë dhe se ajo ka edhe një vëlla.
Lajmin e mirë, Paul e morri përmes puntorëve social.
“Mendova që do kisha ndonjë sulm në zemër”.
“E shikoja Maggie dhe mendova që është imazhi im i portretizuar te ajo”, shprehet Paul.