Nga Radavci i Pejës, drejt arenave të mëdha ndërkombëtare të sportit.
Historia e dy të rinjve, vëlla e motër, dëshmon se talenti, përkushtimi dhe mbështetja e familjes, mund të kapërcejnë çdo kufi, transmeton Klankosova.tv.
Me rezultate që tashmë po tërheqin vëmendjen edhe jashtë vendit, ata po e përfaqësojnë Kosovën me krenari.
Bëhet fjalë për volejbollisten Era Elezaj, dhe vëllanë basketbollit, Rrezon Elezaj.
Motër e vëlla, në emisionin “Ora Shtatë” përfaqësuan me dinjitet të arriturat e tyre, ndërkohë babai i tyre, Fatos Elezaj foli me mburrje për fëmijët e tij.
Ndërkohë, gazetari korrespodent i Klan Kosova, Valdrin Daci tha se mbështetja më e madhe e dy të rinjve ishte pikërisht familja.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.