Lajmet e fundit

Në Kosovë këtë të shtune do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës me anë të një njoftimi bën të ditur se minimalet do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s, transmeton Klan Kosova.