Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu.
"Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9m", transmeton Klan Kosova.