Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka parashikuar mot të vranët dhe me intervale dielli gjatë ditëve të vikendit në vend.
Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.
Java tjetër serish do të filloj me reshje shiu. Temperaturat do të jenë në vlerat e mesatareve shumë vjeçare 15-18 gradë Celsius.