Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pas katër javësh me acar, vendi ynë do të të ndikohet nga masat relativisht të ngrohta të ajrit të cilat vijnë nga pjesa jugore dhe jugperëndimore e kontinentit.
"Këto masa të ajrit gjatë javës do të fuqizohen duke krijuar kushte për një mot me diell dhe me vranësira të shpërndara"
" Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7C dei -2C gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës gjatë kësaj periudhe do të lëvizin ndërmjet 3 gradë deri 7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugu dhe juglindja e lehtë deri mesatare", bën të ditur IHMK, transmeton Klan Kosova.