Lajmet e fundit

Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe re të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do ti mbaj vlerat e larta, mbi normalen.
Nëpër ultësira në orët e hershme pritet të krijohet mjegull, por nuk do të jetë e qëndrueshme. Do të fryjë erë nga verilindje me shpejtësi 1-4 m/s.