Lajmet e fundit

Në Shqipëri sot do të mbajë mot me diell.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat minimale, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 0 në 8 gradë celsius, në zonat e ulëta nga 7 në 16 gradë celsius dhe në zonat bregdetare nga 10 në 18 gradë celsius.
Era do të fryjë në drejtim verior-verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë i ulët, shkruan tch, transmeton Klan Kosova.