Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mot me diell dhe vranësira të pjeseshme do ta karakterizojë këtë vit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius
" Shtypja atmosferike vazhdon të mbetet e lartë, por ka tendencë të uljes në ditët në vijim dhe si pasojë në javën e ardhshme parashihet të ketë çrregullim të këtij ekuilibri termik, ulje të temperaturave maksimale dhe reshje shiu"
" Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit", bën të ditur IHMK, transmeton Klan Kosova.