Moti i ligë ka mbretëruar në gjithë Shqipërinë ditën e hënë.
Në qytetet si Vlora, Berati e Durrësijanë mbushur rrugët me ujë.
Madje Berati është përfshirë nga një stuhi e fuqishme shiu pasditen e së hënës.
Erërat e forta kanë sjellë pamje të frikshme nga ky qytet, ku raportohet edhe për pemë të shkulura.
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe në bregdetin e Orikumit.
Siç shihet nga pamjet edhe çadrat e plazhit kanë dalë në rrugë.
Në Durrës gjithashtu ka pasur reshje të dendura shiu.
Si pasojë e tyre, rrugët janë përmbytur dhe makinat janë detyruar që të “notojnë”.
Prishja e motit ishte lajmëruar nga sinoptikanët dhe pritet që reshjet të vazhdojnë edhe të martën.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.