Lajmet e fundit

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se supermodelja Kate Moss dhe kitaristi Jamie Hince janë në prag të divorcit.
Të dy janë duke kaluar pushime ndaras nga njëri – tjetri.
E Moss për të kaluar këtë krizë martesore po ndihmohet nga ish i dashuri u saj, Jefferson Hack. Ajo dhe Hack ishin në lidhje mirëpo ishin ndarë në vitin 2003, pas lindjes së vajzës Lila.
Por, mosfunsionimi si çift nuk i ka penguar këtë dyshe që të vazhdojnë shoqërinë mes vete, transmeton Klan Kosova.
Një burim për revistën The Sun, ka treguar se sa e ka ndihmuar Hack që Moss t’a kalojë këtë krizë.
“Ai po e ndihmon dhe po e mbështet atë që t’i kalojë këto probleme me Jamie”.
Moss e ka publikuar një foto tek ujëvara, mirëpo ajo ende po e mbante në gisht unazën e martesës.